Kryetarja e Partisë Kristian-Demokrate së Angela Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer, i ka kundërshtuar thirrjet e një anëtari të partisë për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ajo tha se sanksionet duhet të mbesin në fuqi derisa Rusia ta ndryshojë qëndrimin e saj në Krime dhe lindje të Ukrainës.
Kramp-Karrenbauer tha të shtunën se nuk ka hapësirë për ndryshim të bashkëpunimit ekonomik me Rusinë gjatë kohës sa sjellja e këtij shteti në Krime dhe në lindje të Ukrainës nuk ndryshon. Komenti i saj erdhi pas deklaratës së anëtarit të CDU-së, Michael Kretschmer, i cili është guvernator i Saksonisë.
“Sanksionet ekonomike janë reagim nga shkeljeve të ligjeve ndërkombëtare në Krime dhe lindje të Ukrainës nga qeveria ruse”, shtoi kryetarja e partisë gjermane.
Kretschmer u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ekonomik të Shën Petërsburgut dhe më vonë përmes rrjetit Twitter tha se sanksionet ndaj Rusisë duhet të marrin fund.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksione financiare Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe përkrahjes që ua ka ofruar separatistëve në Lindje të Ukrainës, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...