Ish-presidenti katalanas Carles Puigdemont mbërriti sot në Belgjikë pasi u arratis nga një tubim në Barcelonë të enjten përpara se policia të mund ta arrestonte.
Anëtarët e Juntas thanë se nuk ishin të sigurt nëse Puigdemont ishte kthyer në Ëaterloo, ku jetoi në mërgim për vite pas referendumit të dështuar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017, pas të cilit Madridi lëshoi një urdhër për arrestimin e tij.
Partia separatiste Junts ka paralajmëruar se do të tërheqë mbështetjen për kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez nëse ligji për amnistinë e miratuar së fundmi për anëtarët e lëvizjes për pavarësi nuk zbatohet për Puigdemont dhe dy bashkëpunëtorë./abcnews/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa