Udhëheqësi italian, Mario Draghi, u ka bërë thirrje europianëve që të “kultivojë të gjithë tokën në dispozicion” si një zgjidhje e pjesshme për të reduktuar importet e produkteve bujqësore, veçanërisht drithërave ruse, për shkak të luftës në Ukrainë.
Kryeministri Draghi tha se, sipas praktikave ekzistuese bujqësore në Bashkimin Europian, 10 përqind e tokës është lënë qëllimisht e papunuar, por kjo tani duhet të ndryshohet për të reduktuar varësinë nga importi i produkteve bujqësore, transmeton portal arbresh.info
Nuk dihet nëse Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të vajit të grurit, misrit dhe lulediellit, mund të shpëtojë ndonjë gjë këtë sezon mbjelljeje.
Italia pret që Europa Perëndimore t’i kërkojë Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Argjentinës të ndihmojnë në kompensimin e mungesës së importeve ushqimore nga Ukraina dhe Rusia./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër