Sulmi vdekjeprurës ndaj ish-kryeministrit japonez ka tronditur mbarë opinion botërore, sidomos për arsyen se Japonia njihet një ndër vendet me siguri të lartë.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet e tij për Japoninë, duke e përshkruar vrasjen e Abe si një “akt krimi të pafalshëm”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte “thellësisht i pikëlluar dhe i habitur”, duke shtuar se Gjermania “do të qëndrojë afër në anën e Japonisë në këto orë të vështira”.
Presidenti rumun Klaus Iohannis e përshkroi Abe si një “mbrojtës të fortë të demokracisë dhe multilateralizmit dhe gjithashtu një mik të vërtetë”
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e quajti Abe një “mik të dashur”, duke shtuar: “I dënoj ata që kryen këtë sulm të tmerrshëm”.
Shinzo Abe ndërroi jetë pas plagëve të marra, gjatë një sulmi në kohën kur po mbante një fushatë politikë në Naka, Japoninë Perëndimore./bbc/arbresh.info/
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...