Dhjetëra persona kanë aplikuar për ndryshim gjinie në Regjistrin civil zviceran, pasi ligji u lehtësua më 1 janar të këtij viti.
Shumica e aplikimeve ishin nga persona nën moshën 30 vjeç, shkruan swissinfo.
Një person nën 16 vjeç aplikoi i shoqëruar nga prindërit. Aty thuhet se që nga fillimi i vitit janë paraqitur 20 aplikime në Cyrih, 8 në Bazel, 14 në Gjenevë, 4 në Lucern, 5 në Ëinterthur dhe 23 në kantonin e Bernës.
Pas një ndryshimi në ligjin zviceran, personat transgjinorë dhe interseks janë tani në gjendje të ndryshojnë emrin dhe seksin e tyre në Regjistrin civil, pa komplikime burokratike.
Që nga viti 2022 nuk ka më asnjë ekzaminim mjekësor apo parakushte të tjera. Çdo vit, rreth 40 fëmijë lindin me seks të papërcaktuar në lindje. Megjithatë, ligji më parë kërkonte që ata të regjistroheshin brenda tre ditëve me gjininë dhe emrin e tyre, të cilat mund të ndryshoheshin vetëm më vonë përmes një procedure të gjatë administrative ose gjyqësore. Hapi i tretë do të jetë futja e një “seksi të tretë”, përcjell tutje albinfo.ch.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...