Gjermania planifikon hapjen e kufijve me vendet e tjera duke filluar nga 15 qershori.
Këtë e deklaroi vetë Ministri i Brendshëm Horst Seehofer duke parë edhe progresin pozitiv të situatës së krijuar nga koronavirusi.
“Hapja e kufijve do të bëhet gradualisht dhe me shumë kujdes” – shprehet Seehofer.
Ndërkohë kufiri me Italinë do të qëndrojë i mbyllur edhe për disa kohë pas datës 16 qershor, ndërkohë që kufiri franko-gjerman i përket zonës së kuqe dhe do të rishqyrtohet edhe njëherë.
Këtë të shtunë, 16 maj, shtete si Franca, Austria dhe Zvicra do të fillojnë hapjen graduale të kufijve.
Seehofer deklaroi se edhe karantinimi me 14 ditë për qytetarët mund të hiqet pasi të hapet kufiri.
“Gjithsesi ne duhet të mbetemi vigjilentë, nëse do të kemi një valë të dytë infeksioni duhet të jemi të përgatitur” – përfundon ministri.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan