Kandidatja për presidente të Francës Marine Le Pen është akuzuar se ka kopjuar rivalin e saj të mundur François Fillon në një fjalim që ka mbajtur të hënën.
Disa pjesë të fjalimi të saj në Villepinte, në veri të Paris, duket se janë përsëritur gati fjalë për fjalë nga komentet e Fillon të bëra me 15 prill, transmeton portali arbresh.info.
Një zyrtar i partisë së saj Fronti Nacional ka thënë se ajo ia kishte bërë me dije Fillonit dhe kjo gjë tregonte se ajo nuk ishte “sektare”.
Le Pen përballet me centristin Emmanuel Macron në raundin final që mbahet të dielën./Arbresh.info


Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE