Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se terroristët që refuzojnë të largohen nga qyteti i kontestuar sirian, Alepo, do të elimonohen.
“Nëse dikush refuzon të largohet në paqe, ai do të eliminohet. Të paktën kështu e kuptoj unë, dhe s’do të ketë asnjë mënyrë tjetër,” tha Lavrov, transmeton arbresh.info.
Shtetet e Bashkuara ‘papritur’ kanë njoftuar për një takim të planifikuar më parë në Gjenevë për të vendosur rreth rrugës dhe tërheqjes së militantëve nga Alepo lindor.
“Kjo duket si një përpjekje për të pasur kohë me qëllim që militantët të furnizohen,” shtoi Lavrov.
Pas bombardimit të spitalit mobil në Alepo, ku humbën jetën edhe dy infermiere ruse, Lavrov tha se Rusia do të ndihmojë ushtrinë siriane të marrë masa shtesë të sigurisë për të mbrojtur spitalet nga terroristët. /Arbresh.info
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...