Rusia ka përsëritur se qëllimi pse vendi mban armë bërthamore është për t`u mbrojtur në rast se i kërcënohet siguria, dhe Perëndimi duhet ta ketë parasysh këtë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe aleanca e NATO-s po rrezikojnë shumë me ndërhyrjet në konfliktin e saj luftarak me Ukrainën.
“Kemi një situatë ku janë të përfshira direkt fuqitë bërthamore. Ne besojmë se kjo duhet evituar, prandaj edhe u kujtojmë atyre herë pas here se ekzistojnë shumë rreziqe ushtarake e politike, prandaj edhe i sinjalizojmë kundërshtarët tanë,” u shpreh Lavrov për revistën shtetërore “The International Affairs”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se kërcënimi rus me armët bërthamore është “real”.
Nga ana e vet, NATO-ja ka informuar se nuk sheh lëvizje të forta që të tregojnë se Rusia ka ndryshuar qëndrim për sa i përket forcës së vet bërthamore.
Të enjten, edhe presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, një nga aleatët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, paralajmëroi se do të përdorë armët bërthamore që i ka vënë në dispozicion Rusia nëse ndeshet me një agresion të jashtëm prej Polonisë, Lituanisë apo Letonisë./rtsh
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...