Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të takohen prapë.
Kjo nëse ata ndjejnë nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.
“Nëse udhëheqësit ndjejnë nevojën për t’u takuar dhe t’i kthehen çështjes që mendojmë se e bashkojnë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara …mendoj se një takim i tillë mund të zhvillohet”, ka thënë Lavrov.
Pas takimit të tyre në Helsinki, Trump mori një valë kritikash për arsye se kishte dështuar që ta akuzonte Putinin për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 si dhe t’i mbronte qëndrimet e agjencive të inteligjencës që e shohin Rusinë si kërcënim
Si rezultat, Trump shtyu takimin me homologun e tij rus për vitin e ardhshëm. Pak ditë më vonë, Putin tha se dëshironte që Trump të ishte mysafiri i tij në Moskë dhe Shtëpia e Bardhë e mirëpriti këtë ide pavarësisht kritikave të vazhdueshme në lidhje me samitin e Helsinkit.
Rusia është në kërkim të takimeve të tilla pasi që është nën sanksionet ndëshkuese të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe dëshiron që ato të hiqen.
Lavrov ka thënë se Rusia ishte gati t’i vazhdonte kontaktet me Shtetet e Bashkuara nëse pala amerikane ishte po ashtu e gatshme të vepronte në bazë të barazisë, ka raportuar RIA.
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...