Presidenti në largim Donald Trump e ka ditën e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo pasi që presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të bëjë betimin për të marrë mandatin e dhënë nga populli amerikan, transmeton portali arbresh.info
Trump është parë duke u larguar për herë të fundit nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidenti i ardhshëm Kamala Harris do të betohen në detyrë të mërkurën në inaugurimin e 59-të presidencial në historinë e SHBA.
Çifti pritet të bëjë betimin e zyrës përpara Kapitolit të SHBA rreth mesditës dhe do të bashkohet me një varg politikanësh, të famshëm dhe folës të ftuar.
Tema inauguruese e ceremonisë së këtij viti, ‘Amerika e Bashkuar’, synon të rivendosë ‘shpirtin e Amerikës’, të sjellë kombin së bashku dhe të krijojë një ‘rrugë për një të ardhme më të ndritur’./arbresh.info/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor