Përpjekja proteksioniste dhe pasiguria në Evropë lidhur me zgjedhjet franceze përbëjnë rreziqe për rritjen ekonomike botërore, theksoi sot drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
“Ekzistojnë rreziqe për përkeqësimin ekonomik si pasiguritë politike, veçanërisht në Evropë, rreziku i vazhdueshëm i proteksionizmit që peshon mbi tregtinë botërore”, theksoi drejtuesja e FMN-së në një fjalim të mbajtur në Bruksel.
Drejtoresha e FMN-së e vuri theksin tek pasiguria në zgjedhjet presidenciale franceze që do të mbahen pas dy javëve dhe zgjedhjet gjermane parashikuar në vjeshtë.
“Të gjithë pyesin, cili do të jetë presidenti i ardhshëm francez? Cili do të jetë koalicioni i ardhshëm në Gjermani?”, shtoi ish-ministrja franceze e Ekonomisë në një intervistë për Bloomberg TV duke shprehur shqetësimin e saj për përfundimin e këtyre zgjedhjeve.
“Muajt e fundit kanë treguar se skenare të paparashikueshme mund të ndodhin”, deklaroi ajo duke iu referuar Brexit-it dhe fitores së papritur të Donald Trump në SHBA.
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë