Kuvendi i Hungarisë sot (e martë) miratoi legjislacionin për ndalimin e përmbajtjeve shkollore që i promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.
Partitë opozitare dhe grupet për të drejtat e njeriut e kundërshtuan ashpër këtë votim, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, i cili do të përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm, ka sjellë ndryshime radikale në politika sociale, duke dalë kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe imigratëve.
Politikat e qeverisë kanë shkaktuar përçarje të thella mes hungarezëve.Partia e Orbanit, Fidesz, promovon agjendë konservatore dhe të afërt me Krishterimin.
Propozimi për ndalimin e përmbajtjeve shkollore rreth LGBT-së pushteti e futi brenda një projektligji që e penalizon prerazi pedofilinë, duke ua bërë shumë më të vështirë kundërshtarëve që të votojnë kundër tij.Votimi nxiti protestë masive pranë Kuvendit të Hungarisë të hënën, ndërsa disa grupe për të drejtat e njeriut i bënë thirrje partisë në pushtet që ta tërheqë projektligjin.
Sipas amendamenteve të paraqitura javën e kaluar, fëmijëve nën moshën 18-vjeçare nuk mund t’u shfaqet asnjë përmbajtje që i nxit ndryshimin e gjinisë apo homoseksualitetin. /arbresh.info/
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...