Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të arrestojë këdo që kapet duke tentuar të rrëzojë monumentet ose statuja, duke kërcënuar me burgim deri në 10 vite.
Trump shtoi që urdhri i ri aplikohet edhe në mënyrë retroaktive për ata që më parë kanë marrë pjesë në rrëzimin e memorialëve, transmeton portali arbresh.info.
“Kam autorizuar qeverinë federale për të arrestuar këdo që vandalizon apo shkatërron monumentet, statuja apo prona të tjera federal në SHBA me deri në 10 vjet burg, sipas Aktit të Ruajtjes së Memorialëve të Veteranëve, tha Presidenti.
Një valë mbarëkombëtare e marsheve ku bëhet thirrje për drejtësi racore ka përfshirë SHBA-të që nga 25 maji kur George Floyd, një 46-vjeçar me ngjyrë u vra nga një polic i bardhë në Minneapolis të Minesotës.
Që atëherë, monumentet e epokës së luftës civile ose të shoqëruara me skllavërinë dhe kolonizimin e amerikanëve vendas nga evropianët kanë qenë në shënjestër të shkatërrimit./arbresh.info/
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...