Gazetari spanjoll, Davide Beriarin, një prej emrave më të njohur të gazetarisë hulumtuese botërore ka bërë një dokumentar mbi mafien shqiptare.
Ai ka mundur që të kontaktojë persona që trafikojnë lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas tij, mafia shqiptare terrorizon Evropën, por që i jep asaj atë që kërkon, drogën.
“Klandestini”, është titulli i ciklit të ri dokumentar që ka nisur të transmetohet mbrëmje e djeshme në kanalin televiziv italian Nove, i realizuar nga gazetari spanjoll Davide Beriarin.
Në ciklin e parë të këtij dokumentari, gazetari spanjoll solli për telespektatorët biznesin fitimprurës e marramendës të trafiqeve ilegale të mafies shqiptare drejt Italisë e Evropës.
Ndërkohë, ai rrëfen se mes trafikantëve shqiptarë është dhe një grua. Quhet Denis, dhe është një prej organizueseve të trafikut të marijaunës me skafe drejt Italisë. Ka vite që është pjesë e mafies shqiptare e rrëfen për krime makabre ndaj kujtdo që ka provuar të luaj në mënyrë të pisët me mafien shqiptar. “Tre persona u therën copë-copë e u groposën se tradhtuan,- thotë ajo, e nëse je pjesë e mafies shqiptare nuk dek më kurrë ” (Në foto: gazetari spanjoll, Davide Beriarin, mes dy trafikantëve shqiptarë) – Shqip.
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...