Në disa pamje të publikuara në internet shihet se si disa qytetarë kurdë i gjuajnë me patate automjetet e blinduara të ushtrisë amerikane përderisa ushtarët po tërhiqeshin nga veriu i Sirisë dhe po shkonin drejt territorit të Irakut.
Njëra nga automjetet e forcave amerikane madje shihet duke kaluar nëpër trotuar në përpjekje për t’iu shmangur turmës së njerëzve.
Zemërimi i kurdëve ka të bëjë me tërheqjen e një mijë ushtarëve amerikanë nga brezi kufitar mes Sirisë dhe Turqisë për t’u vendosur në Irak. Ky vendim u mor nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ia hapi rrugën Turqisë për ta nisur ofensivën ushtarake që ka shkaktuar dhjetëra viktima civile.
Turqia ka thënë se do ta vazhdojë sulmin të martën, nëse forcat kurde nuk largohen plotësisht nga e ashtuquajtura “zonë sigurie” në Siri, ku tash për tash po zbatohet një armëpushim pesëditor, i ndërmjetësuar nga zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, nuk po heq dorë nga kjo ofensivë, pavarësisht faktit se qëndrimi i tij është kundërshtuar nga vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Ai madje ka thënë se këto sulme ia kanë treguar botës aftësitë e ushtrisë turke dhe se deri tash kjo ushtri i ka neutralizuar 765 luftëtarë kurdë.
Ndryshe, sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, that ë shtunën se rreth një mijë trupa amerikane do të largohen nga Siria dhe do të vendosen në perëndim të Irakut, ku do ta vazhdojnë luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...