Përhapja e coronavirusit në Londër të Anglisë është “jashtë kontrollit”, sipas kryetarit të bashkisë, Sadiq Khan, i cili e shpalli qytetin në një “incident të madh” apo në urgjencë kundër coronavirusit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shkalla e infeksionit në Londër e ka tejkaluar shifrën prej 1,000 në 100 mijë banorë, bazuar në shifrat e fundit nga “Public Health England”.
Sidoqoftë, Zyra për Statistikat Kombëtare vlerësoi së fundmi se 1 në 30 londinezë ishte infektuar me coronavirus.
Ndërkohë, Khan tha për BBC se shifra është 1 në 20 në disa pjesë të qytetit të Londrës.
Incidente të mëdha janë deklaruar më parë për zjarrin e Kullës Grenfell në qershor të vitit 2017 dhe sulmet terroriste në Urën e Westminster dhe në Urën e Londrës.
Një incident i madh i shpallur është çdo emergjencë që kërkon zbatimin e aranzhimeve të veçanta nga një ose të gjitha shërbimet e urgjencës, nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ose autoriteti lokal.
Kjo do të thotë se shërbimet e urgjencës dhe spitalet nuk mund të garantojnë nivelin e tyre normal të menaxhimit.
Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...