Kryeministrja suedeze ka deklaruar se nuk e përjashton kandidaturën për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus në Ukrainë, ndonëse deri më tani ka thënë se dëshiron që Suedia të jetë jashtë të gjitha aleancave ushtarake.
“Unë në asnjë mënyrë nuk e përjashtoj një kandidaturë për anëtarësim në NATO,” tha Magdalena Andersson për televizionin publik SVT, transmeton portal arbresh.info
“Dua të bëj një analizë gjithëpërfshirëse të mundësive që kemi në këtë situatë kërcënimesh dhe rreziqesh për të marrë vendimin më të mirë për Suedinë”, tha ajo.
Suedia nuk është anëtare e NATO-s, megjithëse është partnere e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe hoqi dorë nga neutraliteti i rreptë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Në ditën e pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt, Magdalena Andersson përjashtoi mundësinë e anëtarësimit, duke thënë se “në këtë situatë, është e rëndësishme që Suedia të ruajë drejtimin aktual në politikën e sigurisë”.
Pas luftës në Ukrainë, suedezët janë shprehur mbështetës për anëtarësimin në NATO, kur rreth 50 përqind e tyre janë shprehur pro anëtarësimit.
“Shumë njerëz në Suedi po mendojnë për këtë tani, dhe unë po mendoj shumë për të,” tha Andersson.
Kjo çështje mund të jetë një nga temat kryesore të fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 shtatorit./arbresh.info/
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...