Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka dalë e pastër pas të gjithë akuzave të ngritura për neglizhim të detyrës pas publikimit të disa videove ku shfaqej duke u “shfrenuar” me miqtë e saj.
Kancelari i drejtësisë në Finlandë, Tuomas Poysti thotë se nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar se kryeministrja po shkel detyrat e saj zyrtare.
“Nuk gjetëm asnjë arsye për të dyshuar kryeministrin për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj ose për neglizhencë të detyrave të saj zyrtare”, tha ai pas hetimit.
Kryeministrja finalndeze iu nënshtrua edhe testit të drogës pas publikimit të pamjeve, rezultatet e të cilave dolën negative.
Në atë kohë, kryeministrja tha se videoja ishte filmuar në “ambjente private” dhe se ajo kishte kaluar “një mbrëmje me miqtë”.
Kur u pyet për videon, ajo u tha gazetarëve: “Unë jam njeri. Dhe gjithashtu ndonjëherë dëshiroj të bëj qejf”. /arbresh.info/
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...