Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është detyruar të bëjë testin e drogës, pas publikimit të disa videove ku ajo festonte në mënyrë të shfrenuar me shoqërinë e saj. E vënë në qendër të akuzave të opozitës, por edhe opinionit publik, Marin ka konfirmuar në një konferencë për mediat se kishte kryer një test droge për të hedhur poshtë çdo dyshim se ajo ishte përdoruese e lëndëve narkotike.
Kryeministrja 36-vjeçare u shpreh se rezultatet e testit do të dalin brenda një jave, ndërsa theksoi se asnjëherë në jetën saj nuk kishte përdorur drogë. Gjithashtu ajo bëri të ditur se përgjatë festës ajo ishte e vetëdijshme dhe nëse do t’i kërkohej të kryente një detyrë zyrtare ajo do të linte festën dhe do ta bënte atë.
Për disa ditë me radhë në media janë publikuar disa video ku kryeministrja finlandeze shfaqet tepër euforike dhe në gjendje të dehur, duke kërcyer nën ritmet e muzikës. Nisur pikërisht nga këto pamje opozita i kërkoi asaj me ngulm që të kryente një test droge për të vërtetuar se në ato momente nuk ka qenë nën efektin e drogës./klan.al/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen