Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka bërë paraqitjen e tij të parë publike që nga atentati ndaj tij më 15 maj.
Ai foli në një ngjarje në Kështjellën Devin në Bratislavë për të shënuar Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, një festë kombëtare në Sllovaki për të përkujtuar ditën kur dy misionarët e krishterë mbërritën në atë që atëherë ishte Moravia.
Ai bëri vetëm një referencë për atentatin ndaj tij, duke e quajtur atë vetëm si një “ngjarje fatkeqe”, dhe përdori fjalimin e tij kryesisht për të folur rreth nevojës për të ndërtuar një pengesë kundër progresivizmit që ai tha se po përhapet “si një kancer”.
“Ato janë ideologji që po dëmtojnë këtë vend. Ato janë ideologji që ndoshta janë krijuar vetëm dje. Unë nuk dua që Sllovakia të jetë një nga vendet që bëjnë një karikaturë të civilizimit perëndimor. Ne jemi një komb krenar”, tha ai.
Ai gjithashtu përdori fjalimin e tij kundër luftës në Ukrainë, e cila sipas tij rrezikon të shkojë duke u përshkallëzuar në një konflikt rajonal më të gjerë.
“Nëse nuk bëjmë diçka në ditët dhe muajt e ardhshëm, situata që po zhvillohet në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit dhe mund të shohim një luftë të pakontrolluar,” paralajmëroi ai.
Të rikujtojmë se një person i armatosur qëlloi pesë herë kryeministrin sllovak në mesin e muajit maj, teksa ai ishte në një ngjarje me mbështetësit e partisë së tij në qytetin Handlova./rtk
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...