Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka shkarkuar një këshilltar qeveritar, i cili ka bërë deklarata nënçmuese për çiftet e gjinisë së njëjtë.
Masayoshi Arai është raportuar të ketë thënë se nuk dëshiron të jetojë afër dhe as t’i shohë çiftet e gjinisë së njëjtë.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se lejimi i martesave mes homoseksualëve në Japoni do t’i detyronte shumë njerëz që të braktisin shtetin.
Kishida ka thënë se deklaratat kanë qenë “krejtësisht në shpërputhje” me politikat e qeverisjes së tij.
Arai më vonë ka kërkuar falje, duke thënë se qëndrimet e tij nuk kanë qenë të duhurat dhe nuk përfaqësojnë bindjet e kryeministrit.
Japonia – shtet që ende i ka të fuqishme normat tradicionale – është vendi i vetëm në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) që nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.
Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e japonezëve përkrahin martesat e pjesëtarëve të komunitetit LBGT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).
Disa çifte të gjinisë së njëjtë kanë paditur me raste shtetin e Japonisë, duke thënë se ndalesa ndaj tyre për t’u martuar përbën shkelje kushtetuese./rel
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...