Kryeministri irakian: Ka patur tre herë përpjekje për të më vrarë

00:46 | 20 Korrik 2021

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi tha se gjatë mandatit të tij ka patur tre herë përpjekje për ta vrarë.

Al-Kadhimi, i cili është në postin e kryeministrit të Irakut që nga maji i vitit 2020 dha një intervistë për televizionin saudit Al Hadath.

Ai tha se u mbijetoi tri atentateve gjatë detyrës së tij si kryeministër por nuk dha informacione se kur dhe nga kush ishin organizuar.

“Për këtë nuk jam i shqetësuar, nuk kam frikë. Unë do të vazhdoj të punoj në përputhje me planin që kemi hartuar për qeverinë e vendit”, tha kryeministri irakian.

Al-Kadhimi është në krye të qeverisë irakiane që nga maji i vitit 2020.//AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara