Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit në Himarë një ditë më parë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Mitsotakis shkruan se ka njoftuar lidhur me këtë ngjarje Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.
“Unë informova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, me akuza të shpejtuara, të kandidatit për kryetar të bashkisë Himarë dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë përpara zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE nuk do të pranojë mungesën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke”, shkruan kryeministri grek.
Reagimi i kryeministrit grek vjen pak minuta pas reagimit të Ministrit të Jashtëm të Greqis, Nikos Dendias.
Kandidati i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e blerjes së votave./Arbresh.info/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes