Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), tha se: “Gjendja në ditët e ardhshme do të jetë e vështirë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Philippe, në deklaratën e tij, tha se kriza të cilën e ka shkaktuar pandemia në vend do të vazhdojë edhe një kohë dhe se nuk do të përmirësohet shpejt.
“Gjendja në ditët e ardhshme do të jetë e vështirë”, u shpreh ai, duke njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për media rreth pandemisë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Olivier Veran.
Kryetari i Federatave Franceze të Spitaleve (FHF), Frederic Valletoux, tha se spitalet në rajonin Ile-de-France, ku bën pjesë edhe kryeqyteti Paris, për dy ditë do të tejkalojnë kapacitetin e tyre.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë, sipas të dhënave të fundit është 1.969, ndërsa i rasteve të konfirmuara 29.155.
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...