Boris Johnson do të kalojë edhe sonte natën në spital ku po trajtohet për koronavirus.
Kryeministri britanik është vendosur në kujdesin intensiv të spitalit Shën Thomas pas përkeqësimit të simptomave të koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.
Një zëdhënës i qeverisë tha: “Gjendja e kryeministrit është stabile dhe mbetet në kujdes intensiv për monitorim të afërt. Ai është në humor të mirë”.
Nuk priten përditësime të mëtejshme për gjendjen e tij deri të mërkurën.
Përditësimi i fundit nga Qeveria tha që z. Johnson ishte trajtuar me oksigjen dhe nuk është dashur të vihet në një respirator./arbresh.info/

Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...