Autoritetet australiane kanë denoncuar një sulm të qëllimshëm terrorist ndaj komunitetit hebre, pas një sulmi me armë në Bondi Beach që vrau të paktën 11 persona gjatë një festimi të Hanukkah.
Një nga autorët e sulmit është i vdekur, ndërsa i dyti është në gjendje kritike. Autoritetet thonë gjithashtu se 29 persona janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.
Policia thotë se një hetim është duke vazhduar, por sugjeroi një sulm të qëllimshëm ndaj komunitetit hebre. Hetimi do të drejtohet nga njësia australiane kundër terrorizmit.
“Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukkah”, tha kryeministri australian Anthony Albanese në një konferencë për shtyp.
“Një akt i lig antisemitizmi, terrorizmi, që ka goditur zemrën e kombit tonë”, shto ai. Udhëheqësit botërorë kanë reaguar gjithashtu.
Presidenti francez Emmanuel Macron i dënoi të shtënat si “një sulm terrorist antisemit” dhe u zotua të vazhdojë luftën “kundër urrejtjes antisemite”.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu ngushëllime dhe bëri thirrje për “vendosmëri të fortë kundër çdo forme dhune dhe antisemitizmi”.
Presidenti izraelit Isaac Herzog ishte ndër të parët që komentoi publikisht, duke thënë “zemrat shkojnë me motrat dhe vëllezërit tanë hebrenj në Sidnei, të cilët janë sulmuar nga terroristë të ligë ndërsa shkonin të ndeznin qiriun e parë të Hanukkah”. / abcnews.al /
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...