Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, ka shpallur gjendjen emergjente për kryeqytetin ukrainas, në mesnatë me orën lokale.
Në një mesazh të postuar në kanalin e tij zyrtar Telegram, ai tha se një “është ngritur një shtab operativ për të koordinuar veprimet e degës ekzekutive, komandës ushtarake dhe agjencive të zbatimit të ligjit”, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Kjo do të përfshinte, nëse është e nevojshme, vendosjen e një shtetrrethimi dhe një regjimi të posaçëm hyrje-daljeje, dhe nëse kërkohet kufizimi i lëvizjes së automjeteve.
Klitschko tha se masat do të përfshijnë gjithashtu “forcimin e mbrojtjes së rendit publik dhe objekteve që sigurojnë jetën e qytetit”, si dhe ndalimin e ngjarjeve dhe protestave masive, si dhe “prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve informative që mund të destabilizojnë situatën”.
Ushtarakët “rekrutët dhe rezervistët u ndalohet të ndryshojnë vendbanimin e tyre pa njoftuar autoritetet përkatëse”, thuhet gjithashtu në mesazh./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...