Parlamenti kroat ka miratuar Ligjin për ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, me të cilin rikthehet trajnimi bazë ushtarak që do të nisë në vitin 2026.
Rekrutët e parë pritet të marrin ftesat për ekzaminimet mjekësore para shërbimit ushtarak në fillim të dhjetorit të këtij viti. Sipas planit, çdo vit do të ftohen rreth 4 mijë të rinj, të ndarë në pesë grupe. Në vitin 2026 do të thirren për shërbim djemtë që kanë lindur në vitin 2007.
Qëllimi është që meshkujt të regjistrohen në moshën 18-vjeçare dhe të dërgohen në shërbim në moshën 19-vjeçare. Meshkujt e moshës nga 19 deri në 30 vjeç, të cilët janë në moshë ushtarake, mund të thirren gjithashtu ose të paraqiten vullnetarisht. Gratë nuk do të kenë detyrim, por mund të marrin pjesë në trajnim nëse dëshirojnë
Në rast se një rekrut nuk paraqitet, ushtria mund t’i kërkojë policisë ta sjellë me urdhër, ndërsa gjoba parashikohet të jetë nga 250 deri në 1,320 euro.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...