Kriza qeveritare në Gjermani u shmang: CDU dhe CSU gjetën kompromis në mosmarrëveshjen për azilin: krijimin e qendrave tranzit nga të cilat do të esktradohen azilkërkuesit e regjistruar në shtetet e tjera.
Kancelarja gjermane Merkel e quajti krijimin e qendrave tranzit për azilkërkuesit si një kompromis të mirë. Në takimin në selinë e kancelares morën pjesë kancelarja Merkel, ministri i Brendshëm dhe kryetari i CSU-së Seehofer, kryetarja e SPD-së Andrea Nahles, zëvendëskancelari Olaf Scholz dhe ministri i Jashtëm Heiko Maas. Tani pritet se si do ta vlerësojë SPD-ja këtë kompromis.
Kancelarja tha se me kompromisin është bërë një hap i rëndësishëm për të ruajtur frymën e partneritetit të BE-së dhe njëkohësisht për të manaxhuar emigrimin sekondar. Si emigrantë sekondarë quhen ata azilkërkues që shkojnë nga një vend i BE-së në tjetrin.
Nё grindjen pёr azilin Seehofer kishte kёrkuar nё mёnyrё tё pёrsёritur dёbimin qё nё kufi tё refugjatёve, qё janё tё regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё. Tani u ra dakord që në kufirin gjermano-austriak të ngrihen qendra tranziti për të dëbuar refugjatët që vijnë nga vende të tjera të BE-së./gsh/
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...