Ekspertët e hapësirës kanë frikë se konflikti rus në Ukrainë mund të prishë funksionimin normal të kërkimit hapësinor dhe se Presidenti rus Vladimir Putin mund të çaktivizojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Tensionet gjeopolitike midis Rusisë dhe Ukrainës mund të rezultojnë që kozmonautëve rusë t’u kërkohet të tërhiqen nga ISS, duke i dhënë një goditje të madhe projektit bashkëpunues shumëkombësh, në të cilin Rusia ishte një anëtar kyç, transmeton portal arbresh.info
Gjatë gjithë historisë së eksplorimit të hapësirës dhe tensioneve midis SHBA-së dhe Rusisë, ISS ka mbetur kryesisht i paprekur nga konfliktet në terren.
Edhe përmes ngjarjeve kyçe si aneksimi rus i Krimesë dhe ndërhyrja e Kremlinit në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA, astronautët dhe kozmonautët bashkëpunuan në bordin e ISS.
Scott Hubbard, ish-drejtor i Qendrës Kërkimore Ames të agjencisë hapësinore amerikane të NASA-s, vuri në dukje: “Kur punoni me rusët dhe krijoni një lidhje besimi dhe ata kanë pirë disa vodka së bashku – kjo lidhje qëndron atje, pavarësisht niveli politik që mund të kenë vendet”.
Megjithatë, ai ka theksuar se rritja e tensioneve gjeopolitike mund të përcaktojë edhe fatin e stacionit hapësinor.
“Nëse NATO mobilizohet në përgjigjje të sjelljes së rusëve në Ukrainë, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Atëherë, mund të mos përjetojmë më bashkëpunimet në sferën e shkencës hapësinore”, shtoi ai.
Dy komponentët e parë të ISS vijnë nga modulet ruse “Zarya” dhe “Zvezda”, të cilat përdorin motorët e tyre për të ngritur orbitën e ISS herë pas here kur shtresat e sipërme të atmosferës fillojnë të ngadalësojnë stacionin./arbresh.info./
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja