Kreu i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Jerome POWELL tha se banka qendrore synon të mbajë normat e interesit të qëndrueshme në mënyrë që të perballoje efektet e vazhdueshme të inflacionit dhe rritjes së tarifave.
Deklarata e tij erdhi pasi Trump i kërkoi që të ulë normat e interesit. POWELL theksoi se tarifat ka të ngjarë të çojnë në inflacion më të lartë dhe rritje ekonomike më të ngadaltë në SHBA.
Kreu i rezervës federale tha se ende nuk e ka të qartë si duhet të veprojë institucioni që ai drejton në përgjigje të situatës.
“Për mua, nuk është e qartë në këtë moment se cila do të jetë rruga e duhur për politikën monetare dhe ne do të duhet të presim”, tha ai.
POWELL pranoi se shanset për recesion janë rritur dhe se pasiguria është e lartë. Zyrtari amerikan shtoi se tarifat ishin më të larta nga sa pritej dhe se kohëzgjatja e efekteve që ato do të kenë mbetet e paqartë.
Më herët presidenti amerikan Donald Trump i kishte kërkuar POWELL që të ulte normat e interesit. Sipas Trump, çmimet e energjisë janë ulur, normat e interesit janë ulur dhe infoacioni është ulur teksa vendet e punës janë shtuar.
Presidentët e të dy partive politike kanë respektuar statusin e Rezervës Federale si një agjenci e pavarur, por Trump nuk u tregua i përmbajtur në komentet e tij ndaj POWELL, të cilin e emëroi në vitin 2017 për të shërbyer në krye të kësaj agjencie./ abcnews.al
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...