Kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës të Gjermanisë ka paralajmëruar për “rrezikun masiv” të paraqitur nga kthimi i grave dhe fëmijëve të ISIS-it, të cilëve u është “shpërlarë truri” nga ideoligjia e Shtetit Islamik.
“Ka fëmijë të cilët kanë pësuar ‘shpërlarje truri’ në zonat e ISIS-it dhe disa nga ta mund të jenë radikalizuar në masë të madhe”, Hans-Georg Maassen, shkruan dm, transmeton portali arbresh.info
“Ky është një problem për ne, sepse këta fëmijë dhe adoleshentë në veçanti mund të jenë një rrezik”, ka shtuar ai.
Ai tha se jo të gjithë që po kthehen kanë qëllim terrorizmin, megjithatë ka theksuar se vendi duhet të “bëj kujdes me gratë”.
Maassen paralajmëroi se pas humbjes së ISIS-it në disa territore në Siri dhe Irak, në Europë nuk janë duke u kthyer vetëm luftëtarët e huaj, por edhe xhihadistët.
Gjermania ka humbur rreth 1 mijë qytetarë të saj në çështjen e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri./arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë