Kremlini pajtohet me qëndrimin e Donald Trump se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po pengon procesin e paqes në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov.
“Mund të biem dakord për këtë. Është pikërisht kështu. Presidenti Vladimir Putin dhe pala ruse mbeten të hapura”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
“Pozicioni i palës ruse është i njohur mirë si për negociatorët amerikanë ashtu edhe për presidentin Trump. Është i njohur mirë për Kievin dhe udhëheqjen e regjimit të Kievit. Ky qëndrim është consistent,” theksoi ai.
Në një intervistë ekskluzive me Reuters, presidenti amerikan Donald Trump theksoi ‘’se Vladimir Putin është gati të bëjë një marrëveshje për Ukrainën, ndërsa Volodymyr Zelenskyy është më i ngurruar’’.
“Mendoj se Putin është gati të bëjë një marrëveshje ndërsa Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje,” shtoi ai.
Kur u pyet pse negociatat e udhëhequra nga SHBA-të nuk e kanë zgjidhur ende konfliktin, Trump u përgjigj: “Zelensky”.
Kur u pyet pse mendonte se Zelensky po i ngadalësonte negociatat, ai thjesht theksoi se ‘’Zelensky se e ka të vështirë të arrijë atje”./atsh
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...