Yuri Ushakov, këshilltar për Çështje të Jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se Moska dhe Phenjani janë duke diskutuar kohën dhe vendin e vizitës, pavarësisht pse nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Deklaratat e Ushakov kanë ardhur pasi përfaqësuesi i lartë i administratës së Trumpit për Korenë Veriore, Stephen Biegun, është takuar të martën me një zyrtar të lartë rus në Moskë.
Biegun dhe diplomati rus janë pajtuar që të rrisin përpjekjet diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjet bërthamore me Korenë Veriore, ka njoftuar ministria e Jashtme ruse.
Biegun ka udhëtuar këtë muaj me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Phenjan për të nisur përgatitjet për samitin e dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kimit, data e mbajtjes të së cilit nuk është caktuar ende.
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...