Kremlini njoftoi sot se nuk do të ndjekë debatin për zgjedhjet presidenciale në SHBA mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha debati është diçka që shqetëson votuesit amerikanë.
Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndalojë së komentuari zgjedhjet në SHBA pasi shefi i Kremlinit tha, me sa duket me shaka, se donte që Harris të fitonte.
Zëvendëspresidentja demokrate e SHBA-së dhe kandidati republikan nuk kanë folur kurrë me njëri-tjetrin deri më sot. Sonte nga ora 21:00 me orën lokale ata do të jenë ballë për ballë, para miliona shikuesve, por pa audiencë për 90 minuta./abcnews.al
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë