“Turqia është shumë afër për të kaluar vijat e kuqe në ishujt Egje, pasi rojet bregdetare turke kanë hyrë në mbrendësi të territorit grek”, ka thënë Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.
Në një intervistë për mediat greke, ai ka folur për vendosmërinë e Greqisë për të mbrojtur interesat e veta sovrane, për çështjën e Qipros, si dhe për rastin e refuzimit të ekstradimit të ushtarëve turk nga Greqia, transmeton arbresh.info.
“Që një vit e gjysmë Turqia ka luajtur me nervat tonë”, ka shtuar ai. “Disa njerëz në Turqi mendojnë se Greqia do të bëhet si Siria apo si Iraku, por nëse ne vendosim që t’i përgjigjemi, atëherë do t’ju përgjigjemi ashpër”, ka shtuar ai.
I pyetur nëse Turqia ka kaluar vijat e kuqe të vendosura nga qeveria greke, si në indicentin e regjistruar në Farmakonisi, Kotzias tha: ‘Pothujase i kaluan këtë mëngjes’./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...