
Brexit series for FT.
Theresa May nis të mërkurën aktivizimin e nenit 50 dhe njofton zyrtarisht bllokun europian për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Negociatat mes Londrës dhe 27 vendeve të mbetura anëtare parashikohet të zgjasin dy vjet. Një nga pyetjet kryesore që shtrohet në këtë rast, është sa do t’u kushtojë britanikëve ky largim?
“The Sun” flet për 60 miliardë euro që Brukseli do t’ja ngarkojë, sipas saj, në kurriz Britanisë së Madhe. Fatura e “divorcit” është e kripur. Teorikisht, Mbretërisë së Bashkuar do t’i kërkohen kontribute në buxhetin e BE-së deri në vitin 2022, ose 2023, miratimin e të cilit e ka aprovuar dhe vetë.
Por si May, ashtu dhe Dhoma e Lartë e Parlamentit britanik kanë ngarkuar juristët të verifikojnë gjendjen juridike, të bindur se sapo të realizohet shkëputja, Londra nuk do të jetë më e detyruar t’i paguajë unionit asgjë.
Për çdo rast, nga sa shpjegonte dikur ligjvënësi kristian-demokrat gjerman Reimer Boge, vendet që kërkojnë pjesëmarrjen në tregun e përbashkët duhet të hedhin para në arkën e përbashkët. Nëse nuk bëhen pagesa të tilla, studentëve dhe universiteteve britanike do t’ju ndalohet përfshirja në programet dhe financimet e BE-së.
“Gjermania, Holanda, Suedia dhe vende kontribuese të tjera nuk do ta pranojnë kurrë që të paguajnë faturën e një tregu të brendshëm, ku Britania mund te ketë akses pa derdhur asnjë cent, pati deklaruar ai.
Pavarësisht kostos së procedurës, një gjë është e qartë: liderët e bllokut duan ta tregojnë se ndarja nga BE-ja kushton, ndërsa Britania vetë do të përpiqet ta minimizojë sa më shumë ndikimin financiar të një lëvizjeje të tillë.
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...