Disa aktivistë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kanë zhvilluar një aksion para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë solidariteti me popullin e Ukrainës.
Në pankartën që mbajnë në duar, aktivistët kanë shkruar “Solidarizohemi me popullin ukrainas”, shkruan arbresh.info.


Aktivistja kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Anita Nikaj tha se ligjërimi fashist i Putinit po na tregon edhe njëherë që fashizmi është duke u forcuar çdo herë e më shumë.
“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Rusia pushtoi Ukrainën dhe nisi luftë ndaj popullit dhe territorit ukrainas. Ky pushtim i cili erdhi në vazhdën e kërcënimeve të vazhdueshme të shtetit rus ndaj Ukrainës, është cenim i sigurisë ndërkombëtare dhe i lirisë së popujve, duke shënuar kështu një kthesë të frikshme të së ardhmes në nivel global. Kjo luftë do të thotë përndjekje, terror, dhunë e vrasje për popullin e pafajshëm ukrainas. Në anën tjetër, ligjërimi fashist i Putinit do po na tregon edhe një herë që fashizmi është duke u forcuar çdo herë e më shumë, duke paraqitur kështu rrezik për të ardhmën, jetën e lirinë e secilës e secilit”.
Ajo shtoi se agresori rus është produkt i politikës së kalbur./arbresh.info.
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...