Ndërsa po i lë pas krahëve ditët e errëta të pandemisë së Covid-19, Italia e zhvendos vëmendjen te menaxhimi i krizës. Kryeministri Giuseppe Conte, ministrja e Brendshme Luciana Lambrogese, dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, do të merren në pyetje nga prokuroria e Bergamos, pasi të afërm të viktimave të Covid-19 në qytetin e goditur rëndë, kanë kërkuar hetime lidhur me përgjegjësi të mundshme kriminale në menaxhimin e krizës.
Pretendimet lidhen me izolimin e vonuar të zonave të kuqe, veçanërisht ato të Alzanos dhe Nembros. E megjithatë, duket se kryeministri Conte nuk ka dyshime në reagimin e tij ndaj pandemisë, pasi një ditë para se të merret në pyetje tha se nuk ishte aspak i shqetësuar.
“Nuk ka të bëjë as me arrogancën e as me vetëkënaqësinë. Nuk dua të komentoj fjalët e prokurorëve, por do të takohemi të premten dhe do të paraqes të gjitha faktet në dispozicion”, tha Conte.
Siç bëri të ditur një përfaqësues ligjor, 40 padi ishin depozituar në prokurorinë e Bergamos lidhur me menaxhimin e krizës në Lombardi, rajoni verior ku përfshihet edhe Bergamo e ku janë shënuar gjysma e 34 mijë vdekjeve nga Covid-19 në Itali. Autoritetet rajonale përballen me zemërim në rritje për faktin se nuk u izoluan shpejt zonat e kuqe dhe se lanë të hapur një spital që u kthye në vatër të infektimeve./fol/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...