Forcat speciale të Koresë Jugore kanë filluar hartimin e një plani sekret për vrasjen e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un.
Zyrtarët koreano jugorë kanë theksuar se plani do të vihet në funskion nëse regjimi i Kim Jong-un fillon një luftë, transmeton portali arbresh.info
Shefat më të lartë ushtarakë të Seul kanë informuar presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in mbi propozimet që thuhet se përfshijnë dërgimin e vrasësve të trajnuar thellë në Korenë e Veriut për të synuar hierarkinë e regjimit.
Lajmi vjen pas tensioneve të rritura në Gadishullin Korean, pasi regjimi koreano veriore testoi një raketë balistike mbi Japoninë, duke shkaktuar kështu zemërim ndërkombëtar.
Sipas gazetës Chosun Ilbo, Moon i ka thënë zyrtarëve të tij ushtarakë të jenë të gatshëm që të veprojnë shpejtë nëse Koreja e Veriut kryen një provokim të rradhës.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka theksuars se ‘dialogu me Korenë Veriore nuk është përgjigjja e duhur’, ndërsa gjatë ditës së sotme ushtria amerikane ka lëshuar disa bomba drejt kufirit me Korenë Veriore.
Trump është zotuar se do t’i përgjigjet regjimit në mënyrë ushtarake./arbresh.info/
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18...
Sorensen për takimet në Bruksel me kryenegociatorët: U disku...
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni