Koreja e Veriut ka kryer teste të raketave të tipit të ri me rreze të gjatë veprimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), tha se testet raketore të Koresë së Veriut të shtunën dhe të dielën ishin të suksesshme.
Raketat kanë përshkuar një distancë deri në 1.500 kilometra në të dy testet, tha agjencia e lajmeve, duke shtuar se Koreja e Veriut ende ka kapacitet për të zhvilluar armë pavarësisht mungesës së ushqimit dhe krizës ekonomike.
Disa media lokale më parë kishin raportuar se Koreja e Veriut testoi raketën e saj vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden mori detyrën në janar.
Po ashtu, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut kishte njoftuar se Koreja e Veriut kishte kryer një test raketor në brigjet perëndimore më 21 mars.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit