Koreja e Veriut ka njoftuar se nën vëzhgimin e liderit Kim Jong-un ka testuar një armë të re “me udhëheqje taktike”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Yonhap të cilën e bazon te agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), theksohet se Kim Jong-un është shprehur se është kryer testimi i një sistemi të armëve shumë i rëndësishëm i cili do të sjellë sipas tij, rritjen e forcës luftarake të ushtrisë së Koresë së Veriut. Në lidhje me testimin e armëve “me udhëzim taktik” Kim tha ndër të tjera që shkencëtarët ekspertë në fushën e mbrojtjes kombëtare “kanë kryer një punë të mirë”.
Koreja e Veriut edhe në nëntorin e kaluar kishte njoftuar testimin e një arme të re e cila mendohej të ishte një top me rreze të gjatë.
Në një raport prej 66 faqesh që Paneli i Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara përgatiti për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) theksohet se “kompleksi bërthamor i Yongbyon është aktiv” dhe se pamjet satelitore të muajit nëntor tregojnë që pranë objekteve të shkarkimit të ujit të reaktorëve janë gërmuar kanale dhe se është ndërtuar një ndërtesë e re.
Përveç kësaj, në raportin ku thuhet se imazhet satelitore gjithashtu tregojnë “laboratorin radiokimik dhe aktivitetin e mundshëm të kompleksit të avullit”, theksohet se paneli i ekspertëve të OKB-së vazhdojnë të monitorojnë objektet e përqendrimit të uraniumit dhe fushat e minierave në vend.
Ekspertët amerikanë kanë pretenduar se Koreja e Veriut ka kthyer aktivitetet normale në fushën e testimit raketor, që kishte filluar ta shpërbënte pas një dakordimi të arritur në samitin e parë të zhvilluar vitin e kaluar mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Trump dhe Kim Jong-un për herë të fundit u takuan në një samit të mbajtur më 27-28 shkurt në kryeqytetin Hanoi të Vietnamit. Në lidhje me këtë takim Trump ishte shprehur se “Ata kërkuan heqjen e plotë të sanksioneve. Ndërsa ne nuk kishim qëllimin për ta bërë këtë. Për këtë arsye nuk mundëm të arrinim një marrëveshje”.
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit