Koreja e Veriut lëshon dy raketa me rreze të shkurtër veprimi

23:53 | 23 Mars 2021

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa me rreze të shkurtër gjatë fundjavës, raportojnë dy zyrtarë amerikanë.

Media amerikane “Washington Post” tha se Koreja Veriore ka lëshuar raketat pasi dënoi vendimin e Uashingtonit për vazhdimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore, transmeton portali arbresh.info

Pentagoni nuk pranoi të komentojë mbi akuzat, raporton Reuters.

Këto janë provat e para të raketave që Koreja e Veriut kreu gjatë administrimit të Presidentit amerikan, Joe Biden./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara