Koreja e Veriut njoftoi të shtunën se nuk do të rifillojë bisedimet bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë pa kushte kërkesat e saj.
Agjencisë Qendrore e Lajmeve koreane citonte zëvendës ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut Kim Kye Gwan të ketë thënë se “Pheniani ka humbur shumë kohë me SHBA-në për më shumë se një vit e gjysmë”.
Kim shtoi se marrëdhënia e Kim Jong Un-it me Presidentin amerikan Donald Trump mbetet pozitive, duke përmendur urimin që mori së fundmi udhëheqësi i Phenianit nga zoti Trump me rastin e ditëlindjes.
Por ai shtoi se Koreja e Veriut nuk do të marrë vendime bazuar në marrëdhëniet personale.
Sipas Kim që dialogu të ndodhë, SHBA-ja duhet të pranojë pa kushte kërkesat e Phenianit.
Por diplomati i Koresë së Veriut nuk foli konkretisht se cfarë kërkon Pheniani.
Pheniani është ankuar rregullisht për sanksionet amerikane e ndërkombëtare, si dhe ushtrimet e përbashkëta ushtarake mes SHBA-së e Koresë së Jugut si dhe shitjen e armëve.
Bisedimet SHBA-Kore e Veriut janë ndërprerë që nga muaji shkurti, pas takimit të dështuar mes udhëheqësve të të dy vendeve në Hanoi. Palët nuk ranë dakort mbi hapat që duhen ndjekur për lehtësimin nga sanksionet me qëllim çarmatimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut./ VOA/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...