Dhjetëra mijëra koreanë, të veshur si babagjyshë, kanë marshuar nëpër rrugët e Seulit, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentes.
Protesta festive ka shënuar javën e nëntë të mitingjeve kundër Park Guen-hye, transmeton arbresh.info.
Parlamenti në Korenë Jugore ka votuar fajësinë e Park në lidhje me një skandal korrupsioni, por vendimi pritet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese.
Megjithatë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e saj të menjëhershme.
Organizatorët thonë se më shumë se 550 mijë njerëz i janë bashkuar protestës që marshonte drejt presidencës, zyrës së kryeministrit dhe gjykatës Kushtetuese.
Turma gjatë protestës ka brohoritur ‘Arrestoni Park menjëherë!’ dhe kanë kënduar këngët e Krishtlindjeve, vargjet e të cilave i kishin ndryshuar duke u tallur me Park./Arbresh.info

Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...
Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër takohet me Ministrin Hot...
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në