Një kongresmen është ulur në gjunjë për të mbledhur mbeturinat që lanë pas protestuesit që sulmuan godinën e kongresit amerikan.
Anëtari i dhomës së përfaqësuesve, Andy Kim, thotë se ai ishte dëshpëruar pasi kishte parë orenditë e shkatërruara, flamujt amerikanë të shkulur, bishtat e cigareve dhe mbeturinat e tjera të lëna pas nga mbështetësit e Trump. Ndaj kishte gjetur një qese plehrash, ishte ulur në gjunjë dhe kish ndihmuar në pastrimin e ambienteve.
Ishte diçka instiktive. Nuk e kisha menduar por doja vetëm të bëja diçka – tha demokrati i Nju Jersey-t. “E ndjeja se duhet të përpiqesha të bëja diçka për të rregulluar gjithë atë rrëmujë”. Kim, kishte qëndruar në zyrën e tij gjatë ngjarjeve të së mërkurës dhe kishte zbritur në dhomën e përfaqësuesve vetëm pasi gjithçka ishte bërë e sigurt, për të vijuar me certifikimin e fitores së Joe Biden.
Herët në mëngjesin e të enjtes, ai kishte bërë një ‘shëtitje’ nëpër ndërtesën e kongresit, ende të mbushur me xhama të thyer dhe mbeturina të tjera. Kishte parë një oficer policie që hidhte një kuti pice dhe e kishte pyetur nëse kishte qese të tjera mbeturinash. Më pas, ai kishte përveshur mëngët. Një fotograf e kishte fiksuar atë në objektiv dhe fotot u ndanë gjerësisht në mediat sociale. /tch





Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë