Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër 21 personave dhe nëntë kompanive që kanë lidhje me konfliktin e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.
Kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të bërë presion mbi grupet e përfshira në mënyrë aktive në konfliktin katërvjeçar.
Sanksionet janë shpallur të premten nga Departamenti amerikan i Thesarit, transmeton radio evropa e lirë.
Qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa njerëz dhe kompani në Rusi, ashtu si dhe liderë separatistë, duke iu ngrirë asetet dhe duke iu ndaluar udhëtimin.
Në rrethin e fundit të sanksoneve, Departamenti i Thesarit goditi 11 njerëz të identifikuar si zyrtarë të lartë separatistë në Ukrainën lindore.
“Ky veprim nënvizon kundërshtimin e Qeverisë së SHBA-së ndaj okupimit rus të Krimesë dhe refuzimin e fuqishëm për të njohur aneksimin e gadishullit,” tha përmes një deklarate Departamenti amerikan i Thesarit.
Sanksionet po ashtu godasin disa zyrtarë rusë, përfshirë zëvendësin e ministrit të Energjisë Andrei Cherezov./REL
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...