Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se SHBA-ja nuk duhet të ketë “asgjë të bëjë me” rebelimin në Siri.
Trump, i cili nuk do të jetë në pushtet deri në inaugurimin e tij në janar, ka përdorur platformën e tij Truth Social për t’i kërkuar qeverisë aktuale amerikane të mos veprojë.
“Luftëtarët e opozitës në Siri, në një lëvizje të paprecedentë, kanë pushtuar totalisht qytete të shumta, në një ofensivë shumë të koordinuar, dhe tani janë në periferi të Damaskut, padyshim që përgatiten të bëjnë një lëvizje shumë të madhe drejt rrëzimit të Assadit”, shkroi Trump.
“Sido që të jetë, siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë, dhe shtetet e bashkuara nuk duhet të kenë të bëjnë me të. Kjo nuk është lufta jonë. mos u përfshini”, shtoi ai./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë