Në rast të ndonjë eskalimi të situatës me Korenë Veriore, Koreja Jugore do të kthehet në ‘shkretëtirë’, kanë paralajmëruar ekspertët ushtarakë dhe gjeopolitikë.
Diplomati rus dhe eksperti i studimeve aziatike, profesor Georgi Toloraya, ka theksuar se në rast të ndonjë shpërthimi të konfliktit, një numër i madh i vendeve ‘do të jetojnë nën një kërcënim të një vullkani bërthamor’, transmeton portali arbresh.info
“Gjithkush e kupton shumë mirë se për Korenë Veriore, fillimi i një sulmi agresiv, do të dërgojë drejt një shkatërrimi të plotë dhe të menjëhershëm, sepse askush nuk e mohon fuqinë ushtarake amerikane”, ka thënë ai.
“Megjithatë, për Shtetet e Bashkuara, përpjekjet për të zgjidhur këtë situatë në mënyrë ushtarake, do të ngjallin ndjenjën e hakmarrjes nga Koreja Veriore, e cila do të kthente Korenë Jugore në një shkretëtirë”, ka shtuar ai.
Ai shtoi se raketat e Koresë Veriore mund të arrijnë deri në Seul dhe i gjithë territori atje do të ndjehet edhe më i kërcënuar.
Tensionet me Koresë Veriore, SHBA-ve, Koresë Jugore dhe Japonisë janë rritur ndjeshëm gjatë kësaj jave, pasi regjimi i Kim Jong-un testoi një tjetër raketë balistike e cila kaloi mbi territorin e Japonisë./arbresh.info/
Bajrami në takim me Sorensenin: Progresi në dialog lidhet ed...
B9 dhe aleatët nordikë të NATO-s: Rusia mbetet kërcënimi kry...
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18...
Sorensen për takimet në Bruksel me kryenegociatorët: U disku...
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...